Bashkëshortja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat, Vjollca Ademi ka hedhur poshtë akuzat për trafikimin fëmijësh nga bashkëshorti i saj, ndërsa theksoi se familja e dy viktimave duan që t’i marrin shtëpisë. Mes të tjerash ajo tha se ka marrë kërcënime nga familja e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit.

“Kam kërkuar mbrojtje nga shteti. I kanë ardhur fëmijës tim që në 5 e gjysmë të mëngjesit. E kanë bërë copa nga këmbët, kam bërë kallëzim në polici. Kërkoj mbrojtje nga shteti. I kam thënë; ‘dua mbrojtje’ që unë mos të rrijë më në Shqipëri. S’e kam frikë. Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, janë të gjitha rrena. Nuk ka shitur asnjë fëmijë. Më vjen turp, por ata duan shtëpitë. Unë kam pasur hyrje-dalje familjare me to, e dinte gjithë lagja. E dija lidhjen, e kisha pranuar se s’doja të prishja familjen. Unë e di që burri bëri vrasjen, nuk e shtyva ta bënte atë gjë. Kam ngrënë, kam pirë, kam fjetur me të. Kemi shkuar në Pogradec, kemi ngrën, kemi pirë. Kemi shkuar në Greqi. I njoh vëllain, Bashkimin. Më solli një palë perde para një javësh dhe një palë atlete për çunin. Doni që t’i nxjerr ti shihni (I drejtohet gazetarëve). Ngjarjen e mora vesh nga telefoni. Më mori djali i Xhanit. Se di fare, njeri më i mirë s’kishte. S’kanë pasur kurrë sherre. Ai s’ka pasur asnjë lloj gjeje. Unë kam dy goca një çun. Burri im barrën ta mbaj vetë”, -tha gruaja e Përparim Ademit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: