FIRENZE

Prokuroria e Firences ka arrestuar gjithsej 11 persona, t6ë dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, mes tjerash edhe për trafik kokaine.

Të dyshuarit dërgonin drogën nga vende si Shqipëria, për në Itali dhe më pas drejt Holandës. Karabinierët e Borgo San Lorenzo në bashkëpunim me karabinierët në Prato dhe Casalmaggiore (Cremona) e policinë shqiptare lëshuan arreste për 6 të dyshuar, disa prej të cilëve janë në Shqipëri, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetuesve, grupi, kryesisht aktiv në Prato, do të kishte mundësi të shesë, kryesisht me shumicë, dhjetëra kilogramë kokainë dhe rreth 20 kg marijuanë, të sekuestruara gjatë hetimit, përpos një shume prej 30 mijë eurosh. Këto para u sekuestruan, pasi dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Po ashtu, u sekuestruan edhe dy armë zjarri që ishin të paligjshme.  Hetimi heton 11 persona të tjerë, përfshirë tetë shqiptarë, dy italianë dhe një maroken, që besohet të jenë përgjegjës për furnizime të shumta të kokainës dhe marijuanës midis viteve 2017 dhe 2018. Gjatë hetimit, gjashtë persona u arrestuan në flagrancë për trafik droge.

Hetimet thuhet se filluan nga një operacion i kryer në shtator 2018 nga policia e Borgo San Lorenzo, e cila çoi në arrestimin e nëntë personave për trafik të lëndëve narkotike. Grupi hetues tha se anëtarët e organizatës shisnin drogë të cilësisë së lartë tek përdoruesit. Droga u transportua në makina me qira, të drejtuara nga ana e anëtarëve të ndryshëm të organizatës, që të bëhej më e vështirë që të identifikohen trafikantët, por ata u zbuluan.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb