Policia italiane në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ekzekutuar 6 urdhër arreste për 5 shqiptarë dhe një shtetase italiane, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikim lëndësh narkotike.

Siç raportojnë mediat italiane arrestimi i tyre është kryer pas operacionit “Brothers”. Këtë persona  prej kohësh dyshohet se kanë vepruar në  zonën e Anagnit, ndërsa aktiviteti i tyre kryesor raportohet të jetë shitja e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, raporton “BalkanWeb”.

Shqiptaret
Shqiptaret

Baza kryesore e shqiptarëve dhe e shtetases italiane ishte ndërtesa historike e kësaj qyteze, teksa fshihnin drogën në të çarat dhe vrimat e murit e më pas  e shpërndanin tek klientët e tyre.

Pas  arrestimit, drejtësia italiane ka marra masat e para duke lënë në arrest me burg   4 nga 6 të arrestuarit, mes tyre tre shqiptarët dhe shtetasen italiane, ndërsa dy të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.

Masa arrest me burg:

Anton Fezaj
Leonart Kasaj
Mezin Cinaj
Marina Todora (Shtetasja italiane)

Masa arrest shtëpie:

Agim Çepele dhe Përparim Tafa.

Ende nuk ka detaje sa i takon sasisë së drogës që  ata mund të kenë trafikuar dhe shitur, por ndërkohë hetimet vijojnë intensivisht në të gjithë zonën ku u arrestuan  5 shqiptarët dhe italiania.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb