Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Prizrenit pasi dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore.

Pas një aksioni të kryer gjatë mbrëmjes së djeshme u konstatuan tre femra shqiptare, të cilat dyshohen se janë viktima të trafikimit.

Personat e dyshua janë ndaluar  për t’u marrë në pyetje deri në zbardhjen e rastit.

Nga ana tjetër femrat e trafikuara janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parashikuara për raste të tilla.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: