KUKES – Policia e Kukësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Lancia-1”, në kuadër të të cilit u arrestua një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 47 doza lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Sipas policisë, arrestimi i 19-vjeçarit Klaudio Barxhani u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në automjetin e tij tip “Fiat-Lancia” me targa AA 655 AY, u gjetën dhe iu sekuestruan rreth 47 doza lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë, si dhe një krëher me 7(shtatë) fishekë pistolete, kalibrit 9 mm.”
19-vjeçari Klaudio Barxhani akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, nga Kosova në Shqipëri.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët kundër Narkotikëve , në Drejtorinë e Policisë Qarkut Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës, finalizuan me sukses Operacionin e koduar “Lancia-1”, ku bë arrestimi në flagrance i shtetasit: Klaudio Barxhani, vjeç 19, banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në PKK, Morinë, në automjetin e tij tip “Fiat-Lancia” me targa AA 655 AY, iu gjet dhe iu sekuestrua rreth 47 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë si dhe një krëher me 7(shtatë) fishekë pistolete, kalibrit 9mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”dhe “Trafikimi i armëve–municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 283/a, e 278/a i K.Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: