Vera e vitit 2022 në Evropë mund të thyejë çdo rekord historik për prenotimet, shkruan Leonard Berberi, në një koment për gazetën italiane ”Corriere della sera”.

”Por, mungesa e pilotëve dhe stjuardesave në linjat ajrore, e stafit tokësor dhe e oficerëve të sigurisë së aeroportit kërcënon të anulojë deri në 114 000 fluturime në kontinent gjatë verës, duke prishur pushimet për mbi 17 milionë njerëz. Kjo është ajo që del bazuar në programimin e kompanive të kontinentit dhe fuqisë punëtore në dispozicion të linjave ajrore, operatorëve dhe kompanive të menaxhimit të aeroportit. Sa më shumë që i afrohemi periudhës së pikut, mes korrikut dhe mesit të shtatorit, aq më shumë rriten shqetësimet për ata që do të fluturojnë. Në Evropës tashmë ka mesatarisht 175 fluturime të anuluara në ditë.

Oferta

Në tremujorin e tretë të këtij viti (korrik-shtator) priten 1,6 milionë fluturime brenda Europës. Kompanitë kanë shitur mbi 260 milionë ulëse në avionë, 12% më pak se në të njëjtën periudha të vitit 2019. Por, duke krahasuar këto të dhëna me flotën e disponueshme dhe stafin e punësuar nga linjat ajrore, aeroportet dhe operatorët, vlerësohet se të paktën 26-30 000 persona që shërbejnë si staf mungojnë. Pandemia ka detyruar kompanitë të dërgojnë shtëpi deri në 45% të fuqisë punëtore dhe nga ana tjetër udhëtimet rifilluan shumë më shpejt nga sa pritej.

Shqetësimet

Kjo mungesë mund të reduktohet vetëm pjesërisht ndërmjet korrikut dhe shtatorit, pasi zgjat të paktën 10-12 javë ndërmjet trajnimit dhe, mbi të gjitha, lëshimit të certifikatave të sigurisë. Por, ajo lë, siç konfirmojnë burime të brendshëm të katër linjave ajrore të ndryshme dhe tre kompanive të menaxhimit të aeroportit, boshllëqe të vërteta. Për këtë arsye, skenarët tregojnë një përhapje të anulimit të fluturimeve në Evropë, që arrin në 1 200 çdo ditë, thënë ndryshe 114 000 si tremujor. Rrjedhimisht, shqetësimet mund të prekin deri në 186 000 njerëz në ditë dhe deri në 17,1 milionë gjatë verës.

Zonat

Ku ndodhen zonat më kritike? Sipas analizës së ”Courier”-it, po vuajnë veçanërisht linjat ajrore, aeroportet dhe kompanitë që ofrojnë shërbime tokësore në BM, Holandë, Francë dhe Spanjë. Ato janë, për më tepër, edhe zonat ku Covid-19 u shfaq më shumë. Për këtë arsye, udhëtarët që kanë rezervuar një fluturim për në/nga këto zona duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen disa ditë përpara udhëtimit.

Reduktimet

Ka nga ata që tashmë kanë ndërhyrë. ”British Airways” ka vendosur të shkurtojë një të dhjetën e fluturimeve për në Londër deri në tetor. ”EasyJet” ka hequr nga avionët tip ”Airbus A319” rreshtin e fundit të ulëseve për të përdorur më pak stjuardesa në bord dhe ka reduktuar ende ofertën. ”KLM” në Holandë, ka rishikuar programin e saj për javët e ardhshme në rënie, edhe për shkak se aeroporti i Amsterdamit rrezikon të falimentojë për mungesë stafi.

SHBA

Jo se diku tjetër është më mirë. Në raportin e fundit, analistët e kompanisë ”Cowen” konfirmojnë kërkesën e fortë për udhëtime në SHBA përtej niveleve të vitit 2019, por oferta është vetëm rreth 90%. ”Delta Air Lines” ka 100 fluturime më pak në ditë.

Si ka ardhur e gjitha kjo?

Sepse kompanitë nuk kanë mjaftueshëm avionë, nuk kanë pilotë të mjaftueshëm si edhe mungesa të kontrollorëve të trafikut ajror, veçanërisht në Florida. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb