Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në lidhje me kontejnerin me banane, ku ishin fshehu 119 kg kokainë.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas Lalës, shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.

Të paktën tre nëpunës të Portit të Durrësit pritet të arrestohen gjatë orëve në vijim për çështjen në fjalë. 119 kilogramë kokainë kapën më 30 dhjetor të vitit që lamë pas. Lala bën me dije se prokuroria ka firmosur urdhër-arrest për këtë persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb