Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të agjenteve doganorë dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, lidhur me 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë Zico SHA. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Hetimet kanë nisur, pasi kontejneri kaloi në skaner dhe doli i pastër. Sakaq, vlen të theksohet se sasia është gjetur në një magazinë në Vaqarr të Tiranës.

Magazina, ishte e mbushur me fruta të ndryshme dhe dogra u gjet brenda njërit nga kontejnerët që vinte nga Ekuadori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb