Është liruar nga burgu Erjon Peti.

Erjon Peti u arrestua në muajin prill për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun. Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për ‘BalkanWeb’ se ka qenë gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici e cila ka pranuar kërkesën e avokates se Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtrënguese.

Ndërkohë të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb