Në studion e “Open” në News24, gazetari i kronikës Poli Hoxha ka zbuluar se shpërndarjen për drogën e cila vjen në Europë, e bëjnë dy organizata, ajo shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me krerët e krimit, ai ka zbuluar se janë persona të cilët janë të respektuar dhe të respektuar ata që organizojnë “punët më të mëdha”.

Hoxha: Ne po e trajtojmë, më vjen keq ta them që mafia shqiptare ka arritur majat e botës, kjo nuk është krenari. Po e trajtojmë si në filma dhe realitetin e viteve 80-90 por struktura e krimit të organizuar ndërkombëtar ka ndryshuar.

Vërtetë kapoja nuk lëviz po bën mbjelljen për shembull, transporti shitja bëhet nga një tjetër organizatë.

Është rritur kërkesa në Europë, droga vjen në Europë dhe shpërndarjen edhe sjelljen e bëjnë dy mafiet kryesore, organizatat kriminale italiane dhe Shqiptare, është në raportin e Europolit. Organizatat bashkëpunojnë. Krimi shqiptar e ka mbyllur ciklin ndaj dalin emra të panjohur. Ka emra me kostum në mes të Tiranës dhe janë në krye të krimit, që konsiderohen të respektuar.

Mund të jenë punonjës administrate, biznesmenë dhe janë në krye, nuk duhen , s’kemi për ti marrë vesh me këtë gjysmë shtet e gjysmë drejtësi. Ose kur i kap DEA. Nuk mund të jetë një emisar për 2.2 ton.

Eugen Beci: Duke u nisur nga shembujt konkretë kuptojmë se këto grupe janë arritur të piqen aq sa të gjejnë burimin lëndën e parë dhe ta shpërndajnë me tranzit Shqipërinë. Cikli pra mbyllet edhe vetëm me shqiptarë. Nëse do të rriten operacione do të rriten mënyrat për ti shpëtuar.

Hoxha: Të mëdhatë harrojeni se kapen. Në Shqipëri ka një problem, pse u quajt bazë nga DASH për krimin e organizuar, sepse ndërkombëtarët thonë nëse kapet drogë dhe është shqiptar e hetojnë vetë. Ata ngecin sepse kërkojnë informacion për pasuritë në emër të familjarëve, bizneseve etj. Shumë rrallë marrin informacione të këtij lloji. Ky është i rëndësishme që duke kapur pjesë të puzzle nuk e bëjmë dot të gjithën.

Vërtetë është globalizuar bota por shqiptarët jo. Paratë i sjellin këtu. Ne e shohim me sy paranë e pastruar. Këtu duhet ndjekur organizata shqiptare.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb