Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se institucioni i Presidencës po bën një investigim mbi trafikun e klandestinëve nga Lindja e Mesme ku u ndalua dhe Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit së bashku me 3 zyrtarë të tjerë.

Meta tha se nuk po investigohet vetëm për këtë fenomen por edhe për disa shqetësime të tjera por trafiku i klandestinëve tha ai është kthyer në shqetësim në disa zona prandaj Presidenca po bashkëpunon me investigimin dhe me autoritetet shqiptare.

 

”Po bëjmë një investigim dhe disa shqetësime të tjera. Ka disa shqetësime dhe në disa zona të vendit. Duhët ta përfundojmë dhe për këtë investigim, po bashkëpunojmë me institucione për të arritur disa konkluzione mbi këtë fenomen.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb