Gjykata e Posaçme ka vendosur që t’i japë edhe tre muaj afat SPAK-ut që të realizojë hetime lidhur me rastin e trafikut të kokainës nga porti i Durrësit, pas bllokimit të lëndës narkotike që u sekuestrua në kontejnerët e kompanisë shqiptare ‘Albaexotic Fruit’.

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se është në pritje të një letër-porosie nga Holanda dhe Ekuadori referuar dosjes së kokainës.

Ndërkohë, kujtojmë se nën dyshimet për trafik kokaine janë arrestuar vëllezërit  Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni, ndërsa kompanisë në fjalë përgjatë 3 viteve i janë kapur sasi të ndryshme të ‘pluhurit të bardhë’, të ardhur në kontejnerë me fruta nga Amerika Latine.

Në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” vetëm në muajin korrik vitin e shkuar janë gjetur sasi të ndryshme kokaine në 3 raste:

13 korrik 2021- 11.65 kg kokainë

23 korrik 2021- 6.5    kg kokainë

29 korrik 2021- 7.25  kg kokainë

7 shtator 2021- Rreth 10 kg kokainë

Menaxheri i kompanisë, Bajron Gumeni u arrestua 1 vit më parë dhe ndodhet në burg momentalisht kurse administratori Eduart Dauti pas disa muajsh në arrati u ndalu më 6 prill të këtij viti nga policia. Ata të dy akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb