Mbetjet e rrezikshme që u kapën në Vlore sipas specialistëve përbejnë rrezik te shtuar për qytetarët shqiptarë dhe se vendi ynë nuk ka infrastrukturën për të asgjësuar mbetje të tilla. Ndërsa theksojnë se në kushtet që ndodhet Shqipëria, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ambjentalisti, Sazan Guri shpjegoi për Neës24 rrezikshmërinë e kësaj lënde për organizmin e njeriut.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në rubrikën “Opinion” në News24, shpjegoi se kjo lëndë e rrezikshme ka qenë në kohën e komunizmit e pranishme në vendin tonë. Ndërsa, akuzoi Italinë se në shkelje të ligjit ka lejuar kalimin e kësaj lëndë të rrezikshme dhe shprehu mirënjohje për policinë shqiptare.

Ish-ministri deklaroi se prokuroritë e të dyja vendeve, shqiptare dhe italiane, duhet të merren seriozisht me këtë çështje, duke parë me kujdes edhe historikun e importit të këtyre mbetjeve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb