Kreu i SPAK-ut Arben Kraja, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptar në krime, kryesisht trafik i lëndëve narkotike, jashtë vendit.

Kraja u shpreh se së fundmi po vërehet rritja e numrit të shtetasve shqiptarë që kryejnë trafik droge nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas transportimi drejt vendeve perëndimore.

Ai shtoi se vrasjet dhe ngjarjet e dhunshme që ndodhin në vendin tonë janë pikërisht pasojë e aktiviteteve të tilla.

Kohët e fundit ne po vërejmë përfshirjen gjithnjë e më shumë të shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale jashtë vendit, sidomos në trafikun e drogës, dhe duke u aktivizuar që në vendet e burimit. Pra që në vendet e Amerikës së Jugut dhe garantimin e transportit nëpërmjet anijeve dhe rrugëve detare drejt Evropës Perëndimore.

Dhe ky është fenomen shqetësues sepse jo thjesht sepse dëmton jetën e njerëzve që përdorin këto drogëra. Por edhe për Shqipërinë ka pasoja. Një pjesë e mirë që rrjedhin nga ky aktivitet kriminal vijnë dhe investohen në Shqipëri. Në Shqipëri ndodhin shumë vrasje, grabitje dhe ngjarje të dhunshme që lidhen me aktivitetin jashtë vendit të këtyre grupeve kriminale. Në një farë mënyre jemi përfshirë në këto pasoja që sjell ky aktivitet”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb