Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës iu ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të hyrë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për rrugët alternative: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë.

“Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu ? në shtëpi ? i sigurtë ???, respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor ?❌✅⚠️?”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: