Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin pasditen e së enjtes paralizuan qarkullimin e automjeteve. Por pas disa orësh tashmë situata është e normalizuar dhe ndonëse reshjet e shiut vazhdojnë.

Qindra qytetarë u bllokuan dhe nuk mund të mbërrinin dot në destinacionet e tyre për shkak të trafikut të rënduar.  Zonat me trafik më të dendur ishin  Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Astiri dhe unaza e vogël e Tiranës.

Për të menaxhuar situatën policia rrugore e Tiranës ishte në gadishmëri po ashtu u kërkua ndihmë edhe komisariateve për të bërë të mundur ç’bllokimin e trafikut..

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: