Një situatë kaotike është krijuar pasditen e sotme në rrugët e qytetit të Vlorës, për shkak të trafikut tepër të rënduar.

Mësohet se është krijuar një radhë kilometrike makinash në segmentin Orikum-Uji i Ftohtë.

Mjetet ndodhen të bllokuar në trafik prej një ore, ndërsa radhë kilometrike janë regjistruar në disa prej akseve të qytetit bregdetar, për shkak të numrit të lartë të pushuesve në kët ditë të nxehta gushti.

(Foto ilustruese)

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: