Trafiku mund të rezultojë negativ në rastet kur një banesë apo makinë përfshihet nga flakët, sidomos në rastet kur situatat janë aq të vështira sa rrezikohen jetë njerëzish kur koha është esenciale.

Kështu zjarrfikësit në Dubai janë pajisur me një sistem të ri për të shmangur trafikun, kur flakët ndodhen pranë detit. Pajisja e re ‘jet-ski’ i lejon zjarrfikësit të ngjiten lart mbi ujë, sikur të ishin mbi shkallë. Kështu ata shmangin transportin rrugor.

Metoda e re e quajtur “Delfin”mund të duket si projekt i së ardhmes edhe në vende të tjera. Në videon e mëposhtme duket mjaft mirë se sa efektive është pajisja.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: