Operacioni Familia i koordinuar nga DEA Amerikane dhe Europol përfundoi me 16 të arrestuar, 11 në Europë dhe 5 në Azi. Gjithashtu u sekuestruan më shumë se një ton kokainë dhe një shumë prej 2 milionë eurosh.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nga e gjithë Bota u bashkuan kundër një rrjeti të organizuar kriminalistik te dyshuar për trafikim kokaine nga Amerika Jugore në Europë duke përdorur avionët privatë .
Hetimi u fillua dhe u drejtua nga Policia Kroate dhe nga zyra e Prokurorisë Speciale mbi akuzën e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ne fillim te 2018. Në këtë hetim bashkëpunuan dhe agjenci te ndryshme nga 3 kontinente, Azia, Europa dhe Amerika e Jugut.

Operacioni ‘Familia’ rezultoi me arrestimin e 16 personave, ku njëri prej tyre me një histori kriminale nderkombëtare dhe i konsideruar si një shënjestër me vlerë, u arrestua në Zvicer ndërsa koordinonte transportin e 600 kg kokaine me anë të një avioni privat.

Oficerët raportojnë sekuestrimin e më shumë se 1 ton kokaine: 600 kg në Zvicer dhe 421 kg ne Hong Kong. U sekuestruan dhe 2 milion euro dhe me shume se 1 milion euro te mira luksi si ora dhe makina luksoze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: