Moti i keq ka sjellë probleme të mëdha në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Në portin e Vlorës madje është pezulluar lundrimi deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar pa pasur probleme në kalatë, kjo pasi trageti “Prince” i shtyrë nga era dhe dallgët e forta ka goditur bankinën. Në këtë pike që është rrëzuar, trageti “Prince” ka qenë i lidhur. Për shkak të madhësisë së tij nuk e ka përballuar dhe e ka dëmtuar kalatën.

Era e fortë ka rrëzuar disa pemë në qytet dhe jashtë qytetit si dhe tabela reklamash dhe të sinjalistikës rrugore etj. Për momentin nuk raportohet për përmbytje pasi në jug nuk ka patur reshje por vetëm erë të fortë.

Ndërkohë është sinjalizuar edhe për një varkë në det dhe forcat e policisë kufitare po bëjnë verifikimet. Tragetet dhe pilotinat kanë dalë në mbrojtje në radë.
Në Llogara mjegulla ka intensitet tepër të lartë dhe ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: