RUSI

Ministri rus i Emergjencave, Yevgeny Zinichev ka humbur jetën e tij në tentativë për t’i shpëtuar jetën një kameramani.

Teksa po zhvilloheshin xhirimet e një stërvitjeje ushtarake në Arktik dhe po qëndronte në një parvaz me një kameraman i cili papritur rrëshqiti dh era në ujë.

Zinichev menjëherë u hodh në ujë për ta shpëtuar, por u përplas me një shkëmb të ngritur. Të dy nuk ia dolën.

“Zinichev vdiq në mënyrë tragjike gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare gjatë stërvitjeve ndër-departamentale për të parandaluar situatat e krizës në Arktik, për të  shpëtuar jetën e dikujt,” – njoftoi Ministria.

Ai shërbente si ministër në kabinetin e Putin prej vitit 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb