Ura që është shembur sot në Genova është ndërtuar në vitet ’60 dhe për shumë italianë ishte një nga urat më të frikshme. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ata thonë se gjithmonë kishin frikë të kalonin tek kjo urë dhe e dinin se një ditë do të ndodhte kjo gjë.

Një pjesë e urës është thyer dhe ka rënë mbi banesa dhe lum në Genova duke marrë me vete edhe dhjetëra makina e duke shkaktuar një tragjedi kombëtare në Itali.

Një italiane ka publikuar në qershor udhëtimin nëpër këtë urë. “Kur isha e vogël, dridhesha kur kaloja mbi këtë urë”, ka shkruar italiania.

Aktualisht janë verifikuar 2 të vdekur por numri i tyre mund të rritet nga momenti në moment.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: