TURQI- Një tjetër tragjedi shënohet në detin Egje. Të paktën 21 emigrantë janë mbytur, mes tyre 3 fëmijë, kur anija, e cila kishte si destinacion Greqinë, u përmbyt.

Mediat e huaja bëjnë me dije se trupat e pajetë të 11 personave u gjetën në zonën e plazhit në një kompleks banimi në Ayvalik, në veri-perëndim të Turqisë, ndërsa 10 të tjerë në bregdetin e Dikilit. Fatmirësisht tragjedisë i mbijetuan 8 persona, të cilët u shpëtuan nga rojet bregdetare.

Sakaq, mediat turke raportojnë se varka u përmbyt si pasojë e motit të keq. Fotot e transmetuara në media risjellin në kujtesë rastin e Ajlan El-Kurdit, fëmija sirianë që u gjet i mbytur në bregdetin turk.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: