AFRIKA E JUGUT

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Zuurbekom afër Johanesburg teksa 5 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm i armatosur i dhjetëra agresorëve në kishën”International Pentecostal Holiness”.

Policia u njoftua në  orën 03:00 se një  sulm po ndodhte tek kjo kishë  dhe kur shkuan gjetën 4 viktima të vrara dhe të djegura brenda makinave, si dhe një roje sigurie që ishte vrarë gjatë përplasjes.

Menjëherë Policia reagoi dhe ka arrestuar 40 të dyshuar. Dhjetëra armë janë sekuestruar deri më tani, përfshirë 13 pistoleta, 5 pushka dhe 16 shotganë nga agresorët që sulmuan kishën.

Në fakt kjo kishë në Afrikën e Jugut ka 3 milionë anëtarë, që e bën dhe ndër më të madhet në rajon. Por kjo kishë ka qenë problematike për humbjen e parave që jepnin bamirësit dhe shpesh është kritikuar për lidershipin e saj, pra për personat që e drejtonin. Paraprakisht dyshohet se një sulm kaq i madh në njerëz ka ardhur jo për të grabitur kishën, por kundër lidershipit të kishës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb