ANGLI- Një helikopter që i përket pronarit të Leister Sitit, Viçai Srivadhanaprabha, ka shpërthyer pasi është rrëzuar disa qindra metra larg stadiumit sot pasdite. Tifozët dhe lojtarët u tronditën nga kjo ngjarje, pasi flaka dhe tymi shihej qartësisht nga ambientet e stadiumit “King Power” ku sot pasdite u luajt ndeshja kundër Uest Hem.

Dëshmitarët tregojnë se helikopteri është nisur nga qendra e mesit të fushës pas ndeshjes dhe iu drejtua këndit jugor të stadiumit para se të lëkundej e përplasej në tokë, pak metra jashtë impiantit dhe të përfshihej nga flakët.

Presidenti dhe familja e tij e bënin shpesh një gjë të tillë pas ndeshjeve të cilat i ndiqnin në stadium, me helikopterin që vinte t’i merrte ata. Por vetë Viçai Srivadhanaprabha besohet se ka qenë pjesëtari i vetëm i familjes që ndoqi sot ndeshjen.

Polica ka rrethuar zonën, ndërsa nuk ka dhënë ende detaje mbi numrin e personave që kanë qenë në bord në momentin e incidentit apo edhe identitetin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: