BRITANI E MADHE

Katër fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri  në banesë. Zjarri përfshiu një banesë në qytetin e Stafford.  Daily Mail raporton se dy të rritur dhe një fëmijë tjetër janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:40 të mëngjesit ndërsa ende nuk dihen shkaqet  e zjarrit.

“Kërkimet në pronën në Sycamore Lane janë ende në vazhdim, por me trishtim të madh mund të konfirmojmë vdekjen e katër fëmijëve në pronë. Dy të rritur dhe një fëmijë tjetër po trajtohen në spital. Gjendja e tyre nuk besohet të jetë kërcënuese për jetën.

Mendimet tona janë me familjen, të cilët mbështeten nga zyrtarë të specializuar në këtë kohë të vështirë”, mësohet të ketë deklaruar policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb