ITALI- Tragjedi në Dolomite në Arabba (Belluno). Një vajzë 29-vjeçare nga Faenza e Italisë, e quajtur Daniela Ranzi humbi jetën në sy të të dashurit pasi u rrëzua nga skitë. Dita e argëtimit për ta u kthye në ditë zie.

Pas rrëzimit, gjendja e vajzës që mbante edhe kaskë në kokë, nuk dukej e keqe, por situata filloi të përkeqësohej ndërsa pritej ambulanca. Pak më vonë teksa do ta hipnin në helikopter për ta transportuar në spital, ajo ka ndërruar jetë.

Mediat italiane shkruajnë se e reja Daniela Ranzi ishte e apasionuar pas sportit të skive dhe nuk mund të thuash se nuk kishte përvojë. Por për fatin e saj të keq, gjatë rrëzimit ka përplasur shumë kokën, edhe pse fillimisht ankohej vetëm për dhimbje në gjoks dhe shpatull.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: