Një tragjedi ka ndodhur në Servigliano të Italisë, ku një vajzë 7-vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën, pasi shtëpia ku banonte është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit. Gjatë momentit kur në banesë ra zjarri ishte nëna me dy vajzat në gjumë. Ndonëse nëna tentoi që të nxirrte të dyja vajzat, njërën prej tyre nuk mundi dot ta shpëtonte.

Kryefamiljari ndodhej në punën në momentin kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët. Nëna dhe vajza e vogël e familjes aktualisht janë shtruar në spital ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb