Shumë njerëz u vranë në një përplasje turme në tubimin më të madh fetar në botë në Indi herët të mërkurën, ndërsa dhjetëra miliona besimtarë shkuan për t’u larë në një lumë në një nga ditët më të shenjta të një festivali hindu.
Ngjarja ndodhi në festivalin Kumbh Mela kur njerëzit që flinin buzë lumit në qytetin e Prayagraj u shkelën nga të tjerët që ishin zhytur në ujërat e shenjta.
Të paktën 12 persona dyshohet se janë vrarë gjatë përplasjes.
Shërbimet e urgjencës kanë transportuar të plagosurit për të marrë ndihmën e parë.
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar se sa persona janë plagosur.
I mbajtur çdo 12 vjet, festivali tërheq dhjetëra miliona pelegrinë njerëz të shenjtë dhe turistë.
Sipas besimit të tyre ,ata besojnë se gjatë Kumbh, ujërat e lumenjve të shenjtë mbushen me amrit (nektar) dhe se zhytja gjatë festës do t’i pastrojë ata nga mëkatet e tyre, do t’i ndihmojë të çlirohen nga cikli i lindjes dhe vdekjes dhe do t’i ndihmojë ata të arrijnë shpëtimin.
Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar për tragjedinë duke theksuar se ndihet i pikëlluar për humbjen e jetëve të viktimave dhe për të plagosurit.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe lutem për shërimin e shpejtë të plagosurve”, tha Modi. Ai gjithashtu shtoi se është “vazhdimisht në kontakt” me qeverinë e shtetit Uttar Pradesh.
(BalkanWeb)