Futbollisti turk, Ahmet Çalik ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

27-vjeçari, i cili luajti tetë herë për kombëtaren e tij dhe së fundmi luajti për klubin Konyaspor, u përfshi në aksident mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ankarasë.

Calik gjithashtu luajti për gjigantët e Superligës, Galatasaray, pasi kaloi vitet e tij të hershme me Genclerbirligi.

Raportimet nga Turqia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit.

Makina e mbrojtësit mësohet se ka dalë jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Nigde para se të përmbysej. Çalik ishte i vetëm në automjet.

Në një deklaratë, Konyaspor tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e futbollistit tonë Ahmet Calik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve tanë dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspor”.

27-vjeçari ishte shok skuadre me dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: