Detaje të reja kanë dalë në ditë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së dielës në autostradën Patra-Athinë në Greqi.

Mediet greke raportojnë se viktima është një 22-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila është tërhequr zvarrë nga një kamion.

“Rrethanat e vdekjes ishin tragjike. 22-vjeçarja kishte ndaluar për të ndihmuar të plagosurit pasi dy automjete ishin përplasur. Por teksa zbriti nga makina për të shkuar të shikonte çfarë kishte ndodhur, vajza e re u tërhoq zvarrë nga një kamion duke i shkaktuar vdekjen tragjike”, shkruajnë mediet fqinje.

Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht për 22-vjeçaren shqiptare ishte shumë vonë. Për shkak të aksidentit tragjik, autostrada u bllokuar për disa orë. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb