NIGERI

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin nigerian të Lagosit gjatë një proteste kundër dhunës brutale të Policisë ndaj qytetarëve.

20 të vdekur dhe 50 të plagosur kanë lënë të shtënat nga ushtarët nigerianë teksa Lagos dhe rajone të tjera janë vënë në shtetrrethim prej 24 oërsh.

Autoritetet kanë premtuar se do hetojnë për këto vrasje, por tragjedia ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mbrojtësit të Manchester United, nigerianit Odion Jude Ighalo i cili ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë ‘’Jam i turpëruar nga kjo qeveri’’- shkruan Ighalo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb