Një 14-vjeçar ka humbur jetën nga goditja elektrike, pasi ka prekur portën e një pallati në Borghesiana, një lagje periferike e Romës.

I mituri ishte duke luajtur me shokët e tij në oborrin e pallatit teksa ra preh e rrymës. Ai u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Torvergatës, ku dhe ndërroi jetë.

Mësohet se në çastin që i mituri ka prekur portën ka rënë në kontakt të menjëhershëm me rrymën elektrike, ndaj dhe hetimi i policisë është përqendruar në gjetjen e shkakut se si fijet elektrike të portës elektrizuan gjithë strukturën.

Sakaq, trupi i pajetë i është vënë në dispozicion organit gjyqësor për të kryer autopsinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb