SHBA

Katër të vdekur është deri më tani bilanci i përplasjeve të dhunshme në godinën Capitol. Duket se 6 janari është kthyer në një tragjedi në SHBA teksa Policia ka reaguar shpejt duke arrestuar plot 52 persona.

Një prej viktimave është gruaja që u qëllua nga Policia, kurse 3 të tjerë vdiqën pas përplasjeve, teksa po u jepej ndihma mjekësore. Ajo sipas mediave amerikane është Ashli Babbitt, veterane e Forcave Ajrore të SHBA dhe një mbështetëse e Trump.

Babbitt u qëllua brenda godinës Capitol rreth orës 15:00 dhe u dërgua në spital e vdekur.

Ditën e djeshme në një përpjekje të dhunshme mbështetësit pro Trump hynë në godinën Capitol dhe bllokuan mbledhjen e Kongresit që po debatonte për certifikimin e rezultatit zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb