SHBA

Lojtari legjendar i NBA-së Kobe Bryant ka vdekur nga një aksident me helikopter në Kaliforni, SHBA, këtë të diel. Ai ishte 41 vjeç.

Bryant ishte mes të paktën katër personave që udhëtonin në helikopterin e tij privat mbi Calabasas kur shpërtheu një zjarr, duke shkatërruar thuajse gjithë helikopterin. Përplasja ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit në orën lokale, në kushtet e mjegullës në kodrat me pamje nga Calabasas, shkruan Los Angelos Times.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga aksidenti nuk ka persona të mbijetuar dhe po hetohet për shkaqet që çuan në këtë tragjedi. Autoritetet që po hetojnë përplasjen konfirmuan për KTLA – Channel 5 se të paktën pesë njerëz vdiqën nga përplasja, por nuk i identifikuan viktimat me emër. Gruaja e Bryant, Vanessa, fatmirësisht nuk ndodhej me Bryant.

Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers, duke fituar pesë kampionate dhe duke luajtur 18 herë në ligën e yjeve para se të varte këpucët pas sezonit 2016. Bryant mbahet mend si ndër legjendat e basketbollit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb