MAQEDONI– Një tragjedi ka ndodhur në Tetovë të Maqedonisë, ku si pasojë e zjarrit në banesë ka humbur jetën nëna shqiptare bashkë me 4 fëmijët e saj.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, në shtëpinë e Sulejman Zulbeharit.

Fillimisht është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së vjetër. Kryefamiljari ishte duke fjetur në e parë të shtëpisë dhe nuk ka mundur të shpëtojë gruan e tij me fëmijët.

Viktima është Fatime Zulbehari, ndërsa fëmijët janë të moshës nga 4 deri në 13 vjeç. Nuk dihen nde shkaqet dhe motivet e zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: