Avioni i tragjedisë së sotme Tu-154 që i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes ruse kishte arritur të kryente një ulje emergjente 29 Prillin e 2011-ës, 5 vite më parë, ndërsa sot piloti Roman Volkov nuk ia doli, por përfundoi në thellësinë e Detit të Zi pak minuta pasi u ngrit nga Soçi për të udhëtuar drejt Sirisë.

I njëjti avion dhe ekuipazhi i tij arritën t’i shpëtonin stuhisë falë një manovre të dëshpëruar të pilotit që ai doli ta kthente avionin në pistën e aeroportit ushtarak të Moskës, Chkalovsky, e njëjta pistë nga u nis edhe sot, për të udhëtuar drejt Sirisë, atje ku kori Aleksandrov do këndonte për ushtarët rusë me rastin e festave të fundvitit, ndërsa në bord ishin 92 pasagjerë, mes tyre edhe gazetarë.

Rastësia e incidentit të vitit 2011-të u raportua sot nga mediat ruse “Rt.com” dhe “The Moscow Times”, të cilat bënë me dije se nën drejtimin e avionit ka qënë i njëjti pilot që humbi jetën në Detin e Zi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Roman Volkov numëronte mbi 3.000 orë fluturimi në karrierën e tij.

Tu-154 kreu fluturimin e tij të parë në vitin 1982. Më 1 shkurt, 1983 u bë pjesë e Forcave Ajrore të BRSS dhe pas shpërbërjes së perandorisë sovjetike, u bë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Që nga viti 2005 ai ishte stacionuar në aeroportin ushtarak në afërsi të Moskës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb