TIRANË- Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike në ujërat e detit Mesdhe.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ministri i Jashtëm, Bushati thotë se tragjedia e mbytjes së anijes së emigranteve kërkon reagim kolektiv.

Një peshkarexhë me 700 emigrantë në bord u mbyt përgjatë natës së kaluar në Kanalin e Siçilias, rreth 60 milje në veri të Libisë.

Në ndërkohë, një anije tregtare e gjendur pranë zonës, ka arritur të shpëtojë vetëm 28 persona.  Mendohet se të tjerët janë mbytur. Sipas informacioneve të para, peshkarexha ka kërkuar ndihmë nga Roja Bregdetare italiane për vështirësi në lundrim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb