Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për tragjedinë e 21 janarit deklaroi se atë ditë edhe policët kanë pësuar dhunë.

Dervishi theksoi se më 21 janar kishin ardhur deri foto-reporter të huaj, duke nënvizuar se edhe “të huajt prisnin diçka”. Për Dervishin, atë ditë shteti ra.

Presidenti Meta thotë se 21 janari ishte ngjarje e dhunshme. Unë mendoj se nuk duhet vetëm të themi se kush bëri vrasjet etj, por duhet ta shikojmë në shumë aspekte. Unë kam pasur miq të mi në PS, që thoshin që ne do ta rrëzojmë këtë qeveri. Unë di të them se një pjesë e të rinjve kishin pirë. Atë ditë kishin ardhur foto-reporter nga Suedia, pra ata e dinin. Mos harrojmë se polici ka marrë gurin e rëndë kokës. Pjesa e dytë ishte e tmerrshme. Shteti ra kur nuk u ekzekutuan urdhërat për arrestimin e gardistëve. Të paktën atë ditë duhet të ishte ndaluar Ndrea Prendi. Shteti atë ditë ra, sepse nuk u ndalua askush”, tha Dervishi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb