Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” avokati Spartak Ngjela ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala për hetimet për tragjedinë e 21 janarit.

Ngjela tha se çështja nuk është varrosur, pasi ekzistojnë prova të qarta si servera për ngjarjen e rëndë.

Gazetarja Klodiana Lala: Gjykata e Lartë është ajo gjykatë që ka kthyer për gjykim cështje për interesa korruptive etj, kurse cështjen e 21 janarit nuk denjoi që ta hapte.

Avokati Spartak Ngjela: Të gjitha proceset e falsifikuara nuk varrosen. Serveri është zbardhur se nuk zhduket.

Klodiana Lala: Kush e tha këtë?

Spartak Ngjela: Kam informacion nga institucionet që e kanë zbardhur. Më kanë thënë se çfarë ka ndodhur brenda në kryeministri atë ditë. Provat janë në server. Kam informacion. Merrni një IT të nivelit të lartë e do ju thotë se serveri nuk zhduket.

Klodiana Lala: Urojmë që të zbardhet sepse është ngjarje që përfshin të gjithë palët edhe kryeministrin, ish-kryeministrin, presidentin aktual etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb