FRANCE – Piloti i “Germanwings”, Patrick Sondenheimer, avionit të rrëzuar në alpet franceze, është përpjekur të thyejë derën e mbyllur të kabinës me një sëpatë ndërkohë që avioni po merrte tatëpjetën.

Sipas hetuesve, Sondenheimer, pasi ka dalë nga WC-ja, duket se ka trokitur më kot në derën e mbyllur të kabinës së tij. Ai e ka kuptuar që kolegu Andreas Lubitz, i cili nuk i kthente përgjigje, kishte mbyllur derën nga brenda, ndaj edhe ka tentuar të hyjë me forcë.

Hetuesit francezë tregojnë gjithashtu, duke dëgjuar zhurmat në kutinë e zezë, se piloti është përpjekur ta godasë derën me sëpatë, po ka qenë tepër vonë.

Kapiteni Sondenheimer ishte një pilot me shumë eksperiencë. Ai kishte mbi 6 mijë fluturime me avionin A320.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: