Një oficer policie i Koresë së Jugut, i cili ishte nën hetim për ngjarjen vdekjeprurëse të Halloween në Seul, është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij.

Autoritet koreane dyshojnë se oficeri 55-vjeçar mund të jetë vrarë, si një vetëvrasje e dyshuar.
Inspektori Jeong ishte oficer inteligjence dhe ishte pezulluar nga detyra ditën e mërkurë pasi dyshohej se mbuloi dështimet e policisë.

Më konkretisht ai është akuzuar se ka urdhëruar kolegët që të fshihnin një raport të inteligjencës të shkruar para tragjedisë së 29 tetorit, i cili paralajmëronte një incident të mundshëm.

Policia e Seulit është duke hetuar rrethanat e vdekjes së oficerit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb