TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shprehur sot falënderimin për të gjithë qytetarët, homologët, deputetët dhe partnerët për mbështetjen e dhënë pas tragjedisë së helikopterit dhe humbjes së 2 pilotëve të Forcave Ajrore. Kodheli shkruan në facebook se këto mesazhe kanë qenë inkurajuese në këto ditë të vështira.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira për familjarët e “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Mesazhet ngushëlluese dhe mbështetëse të qytetarëve të zakonshëm këtu në Facebook, ato të homologëve të vendeve aleate dhe atyre partnere, deputetëve, ambasadorëve, atasheve të mbrojtjes, e shumë e shumë miqve të shqiptarëve, kanë qenë vërtet inkurajuese. Faleminderit!”, shkruan Kodheli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: