Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë seancës së sotme parlamentare i është përgjigjur deputetes Jorida Tabaku dhe Grida Dumës.

Lidhur me tragjedinë e rëndë ndodhur në Himarë, ku  një 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga efektivi Arjan Tase, Balla tha se përveç familjes së saj, reagimet e tjera për rastin ishin revoltuese.

Ju siguroj zonja deputete se asnjë në këtë sallë, të paktën nga krahu i majtë, nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës. Për të gjithë besoj, ndjenja e madhe e revoltës, nuk ishte vetëm aksidenti por fakti kush e kreu aksidentin, një punonjës policie dhe kjo e shtoi edhe revoltën tonë. Në fakt të vetmit që kishin reagimin më njerëzor në këtë rast ishin familjarët e vogëlushes, të tjerët, ishte po aq revoltuese mënyra e reagimit.

Një element nga ajo tragjedi dua të sjell në vëmendje sot, që ky personi që kreu aksidentin nuk duhej të ishte në atë pozicion, dhe strukturat e policisë e kishin flakur nga detyra, dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK që përmes korrupsionit 30 vjeçar e riktheu në polici. Ndaj mendoj se kur flasim, kur marrim përsipër bëjmë dhe gjyqtarin, prokurorin, gazetarin, duhet ‘t’i marrim faktet një për një. Kjo është një nga ato rastet për të kuptuar sa e rëndësishme ka qenë reforma në drejtësi.

Një idiot që flakët nga policia, gjen një idiot tjetër në drejtësi, bëjë pazare… prokurori që ka rikthyer në detyrë këtë, e ka fshirë Vetingu.

E dëgjova me vëmendje fjalën e zonjës Tabaku, edhe për çështje që lidhen me vijueshmëri e implementimit të reformës në drejtësi, janë çështje që duhet të na bashkojnë, i kuptoj tronditjet që sjellin dita ditës ftesat për t’u paraqitur në SPAK, nga të gjtha krahët…”, tha Balla.

Por deputetja Grida Duma ka replikuar më Ballën, duke i thënë: The se të gjithë kanë reaguar keq veç familjarëve, në fakt atë që bëni vetë ju ia vishni të tjerëve. Është e udhës t’u them se nuk kam bërë asnjë reagim për rastin, se e di shumë mirë në ç’nivele ka arritur prestigji i politikës, sa e di që duhet të përmbahem edhe kur dua të reagoj. Ju pyes ju, mirë ky ishte idioti që e vuri një prokuroi që kur vjen puna te gabimet ju rrëshqet dhe ia vishni dikujt, njeriu që filmonte këtë idiotin? Se ishin dy policë që po filmonin njëri-tjetrin? Çfarë ishin këta?

Sakaq, në replikë është përfshirë edhe deputetja Jorida Tabaku duke kërkuar edhe një herë që PS të mos ndërhyrje në zgjedhjen e kreut të SPAK.

“Kjo dakordësia është e ekzagjeruar… ju drejtova të gjithë krahëve të politikës për të larguar duart nga SPAK, gjëja që biem dakord është që PS nuk duhet të ndërhyjë në emërimin e kreut të SPAK. Biem dakord për mbështetjen që duhet t’i japim Kosovës. Biem dakord për shumë pak gjëra, por besoj se aq sa ka bërë PD për Kosovën, bashkimi që ka bërë së fundmi edhe PS, vetëm mirë bëjnë”, deklaroi ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb