Tragjedia e Koçanit, në të cilën humbën jetën 62 persona, tronditi Maqedoninë e Veriut vetëm pak kohë më parë.

Ndërkohë mbi ngjarjen janë ngritur aktakuza ndaj 34 personave, përfshirë edhe ish pjesëtarë të kabinetit qeverisës, mbi rolin e tyre në tragjedi.

“Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve”, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.

Ai ka sqaruar se në mesin e të akuzuarve janë pesë punonjës publikë nga Ministria e Ekonomisë, si dhe dy ish-ministra që kishin lëshuar vazhdimisht licenca për operimin e klubit të natës.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb