Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka qenë pranë familjeve të prekura nga tërmeti në Bubq. Ai ka parë nga afër gjendjen e banorëve që qëndrojnë në çadra edhe pse tashmë temperaturat janë ulur ndjeshëm


Një pamje dramatike ishte ajo e vajzës 4-vjeçare, Rosalinda, e cila qëndron në një çadër edhe pse e sëmurë me temperaturë. Ai shkruan se tragjedia e tërmetit ia ka lënë vendin dramës mizore së mbijetesës së njerëzve të braktisur totalisht nga shteti, ndërsa bën thirrje për ndërhyrje urgjente.


“Rosalinda 4-vjeçare është e sëmurë me temperaturë të lartë, dergjur në një çadër të ftohtë, ngritur mbi truall balte, pa asnjë përkujdesje shëndetësore.
Si Rosalinda nëpër çadra ka me qindra fëmijë, pleq, njerëz me sëmundje kronike.
Vetëm në Bubq rreth 300 familje po jetojnë nëpër çadra të vogla të ngritura në oborret para shtëpive të rrënuara.
Gjendja nëpër çadra, me dimrin e ftohtë dhe të lagësht që ka rënë, është në prag të katastrofës njerëzore.
Tragjedia e tërmetit ia ka lënë vendin dramës mizore së mbijetesës së njerëzve të braktisur totalisht nga shteti. Me një grup qytetarësh po mundohemi të lehtësojmë dhe ndihmojmë sa më shumë. Por duhet ndërhyrja urgjente e shtetit qe e paguajmë për të garantuar jetën dhe sigurinë tonë. Mediat kanë një rol të madh për të vetëdijësuar, por duhet të mos merren me gishtin e kryeministrit!”, shkruan Shehaj.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb