ITALI- “Po ndjek me trishtim të thellë lajmin për dramën që ndodhi në Genovë. Mendimet e mia të ndjera shkojnë për viktimat, familjet e tyre, dhe të plagosurve. Jam pranë tyre. Dua t’u shpreh mirënjohjen time zjarrfikësve dhe të gjithë personelit që është angazhuar për të shpëtuar jetë njerëzish”. Kështu deklaroi Silvio Berluskoni në një deklaratë për mediat.

“Tani për tani, i gjithë vendi duhet të jetë në një anë, duke lënë mënjanë polemikat e çdo lloji”, tha ish-kryeministri italian.

Nga shembja e urës në Genova, deri më tani janë shkaktuar 22 të vdekur, ndërsa 8 persona paraqiten në gjendje të rëndë për jetën. Autoritetet italiane bëjnë me dije se raportohet për 10 persona të zhdukur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: