Ishte padyshim një tragjedi që goditi rëndë Genovan dhe mbarë Italinë. Shembja e urës Morandi më 14 gusht u mori jetën 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Pasi ka kaluar pak kohë nga ngjarja e rëndë, studio gjermane ‘Kostack’, e specializuar në modelimin 3D ka ndërtuar për herë të parë skenarët se si mund të jetë shembur ura.

Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për 5 skenarë të mundshme se si mund të ketë rënë ura, ndërsa tregohen pamjet e frikshme.

Studimi grafik u krye me software të ndryshëm të simulimit strukturor, duke u bazuar tek pamjet origjinale të urës. ‘Blitzquotidiano.it’ shkruan se në 5 skenarët ku tregohet se ku nisin pikat fillestare të thyerjes së urës dhe më pas ajo shembet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: