Ditë më parë Berlini u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona u gjetën të vdekur në banesë, mes tyre edhe 3 fëmijë.

Mediat e huaja kanë risjellë detaje të reja nga ngjarja për të cilën fillimisht policia tha se po hetonte pistën e një vrasje të mundshme.

Por ngjarja bëhet ende më tragjike, ndërsa raportohet se burri ka vrarë gruan, tre fëmijët e mitur dhe më pas veten pasi është zbuluar se ka falsifikuar certifikatën e vaksinimit.

Kjo, raportojnë mediat e huaja ka bërë që 40-vjeçari të ndërmarrë aktin ekstrem, pasi kishte frikë se do të arrestohej nga policia dhe se do t’i merrej kujdestaria e fëmijëve.

Viktimat u gjetën të shtunën e kaluar, burri 40-vjeç, gruaja dhe fëmijët e tyre katër, tetë dhe dhjetë vjeç në banesë në Koenigs Wusterhasen, në jug të Berlinit.

Gjithashtu Policia ka zbuluar edhe një letër, ku sipas kësaj të fundi 40-vjeçari ka sqaruar edhe shkakun. Ai ka lënë një mesazh lamtumire duke treguar se kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit dhe se çifti në momentin kur janë zbuluar nga autoritetet kanë pasur frikë se do të arrestoheshin dhe do të humbnin kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ka treguar më tej prokurori gjerman i çështjes.

Gjermania ka shtrënguar masat kufizuese në përpjeke për të frenuar valën e katërt të pandemisë së koronavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: