Pse u këput kavoja? Pse kabina nuk mbeti e varur në kavo? Për të hedhur dritë mbi arsyet që çuan në këputjen e kavos tërheqëse të teleferikut Stresa-Mottarone dhe dështimin e sistemeve të sigurisë për të hyrë në punë, do të nevojiten disa vlerësime dhe disa muaj. Ndërkohë përfundon nën akuzë, mirëmbajtja, që i është besuar ndërmarrjes së Tirolit Jugor Leitner, përgjegjëse për kontrolle të jashtëzakonshme.

Impianti, në pronësi të Komunës së Stresas, por i menaxhuar nga kompania Ferrovie del Mottarone, është vendosur menjëherë nën sekuestro nga prokuroria e Verbanias, ashtu si dokumentacioni teknik dhe mirëmbajtja periodike.

Dinamika
Të dielën kabina pothuajse arriti në stacionin malor kur, ndoshta për shkak të një cedim të karrocës, kavoja tërheqëse copëtohet, duke bërë që kabina të kthehet me shpejtësi të lartë për të paktën njëqind metra para përplasjes së dhunshme me shtyllën e fundit të impiantit. Ky është momenti kur disa njerëz hidhen jashtë. Pas goditjes, kabina pastaj hidhet dhe rrotullohet për të paktën 15-20 metra, duke përfunduar lëvizjen e saj e përplasur pas pemëve.

Impianti ishte ndërtuar në 1967 dhe u përurua në 1970 për të zëvendësuar trenin e vjetër që doli në pension në 1964.

Në vitin 2001, teleferiku që u nis nga bregdetit i Stresas në liqeni Maggiore dhe u ngrit në 1,385 metra mbi Mattarone, ishte bllokuar në seksionin e parë pas nisjes dhe ndërhyri ndihma e shpejtë për të shpëtuar pasagjerët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kontrollet e fundit
Rishikimi i fundit periodik i përgjithshëm u bë në 2014 dhe çoi në mbylljen për dy vjet. Me atë rast u bë edhe një magnetoskopi në litarë për të kontrolluar dendësinë të tyre. Kabinat ishin çmontuar dhe rimontuar me impiantin e zërit dhe kamerën e mbikëqyrjes në bord. Punime që kushtuan 4 milionë e 400 mijë euro dhe financohen nga rajoni i Piemontes, Komuna e Stresas dhe kompania e menaxhimit.

Zëvendësimi i kavove i planifikuar për vitin 2029
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, pas rihapjes në 2016 kontrollet u përsëritën në korrik 2017 dhe, më pas në fund të vitit 2020, u kryen kontrolle specifike në kabllo siç konfirmohet nga e njëjta kompani nga Vipiteno që kujdeset për mirëmbajtje të jashtëzakonshme. Zëvendësimi i kavove ishte planifikuar për 2029.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb